Analisti Frrok Çupi komenton sjelljen e Presidentit Ilir Meta gjatë fushatës zgjedhore dhe përplasjen e ashpër me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Çupi e quan Metën si të dytin president anti-amerikan që ka patur Shqipëria, pas Enver Hoxhës.

Në “Report Tv”, analisti Çupi tha se Parlamenti është i detyruar të rinisë procedurat për shkarkimin e Metës.

“Dy presidentë ka patur shqipëria anti-amerikanë kaq të zellshëm, njëri ishte Enver Hoxha brenda sistemit të vetë, dhe tjetri është Ilir Meta.

Duhet të jepte dorëheqjen, nëse do e jepte do ishte çliruar parlamenti nga një presion, SHBA, publiku…

Atëherë është i detyruar parlamenti të rinisë procedurat për shkarkimin e tij.

Jam i sigurtë që Ilir Meta do të kërcënojë paqen, ai ka hyrë në një rrugë që askush se kupton çfarë gjërash të tmerrshme, antikushtetuese…”, deklaroi Çupi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re