Analisti Frrok Çupi vazhdoi dhe ne “Open” me kritikat e tij ndaj Presidentit Ilir Meta, teksa ka përsëritur për të dytën herë ditën e sotme, duke thënë se “në 26 prill forcat e NATO-s do e arrestojnë”.

Sipas Çupit, arsyeja pse Meta “bërtet” nga Vlora, është sepse atje kandidaon Rama dhe është qyteti simbolik.

Çupi tha se Meta do japë llogari për bllokimin dy ditë të aeroportit të Rinasit dhe se ndaj tij janë hapur disa procese gjyqësore.

Iliri ka krizë me veten dhe me drejtësinë. Është një krizë e shtuar. Ndodhet në shënjestrën e fuqive të mëdha. Është në pikën që ka shkelur çdo ligj, ka shkelur kushtetutën.

Fjalët e tij nuka kanë lidhje me zgjedhjet. Ai nuk shkon që të fitojë LSI në Vlorë. Edhe sikur të jetë dikush që të votojë LSI në Vlorë, do thotë “ore po ne prapë votat këtij njeriu do ia japim ne”.

Nuk është përplasja për Vlorën, por e Metës në Vlorë. Do ndodhte kudo që do ishte Rama. Ilir Meta është tip matrapazi dhe shkon për të bërë presion nëse mund të lëshojë Rama diçka.

Po çfarë mund të lëshojë Rama për Metën, çfarë mendon ai, në mendjen e tij të vogël?

Mund të lëshojë t’i japë ndihmë për proceset gjyqësore që janë hapur për të, apo që Meta do jetë në pranga në 26 prill nga forcat e NATO-s, sepse duhet të japë llogari për bllokimin e Rinasit.

Forcat e NATO-s nuk mund të falin!

Meta nuk humbet gjë, kushtetutën e ka shkelur. Merr pjesë në fushatë politike ku kushtetuta e ndalon“, deklaroi Çupi!.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re