Frrok Çupi sapo ka shpjeguar në televizionin Top Channel, se si e kupton ai rolin e Presidentit të Republikës në vendit tonë.

Sipas zotit Frrok, Presidenti nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet, me votat, me qytetarët, nuk është as garant i Kushtetutës, por vetëm duhet të qëndrojë mbi palët. Me këtë analizë të zotit Frrok, rezulton se zonja Eni që moderon debatin, ka më shumë kompetenca se Presidenti i Republikës, sepse ajo qëndron mbi palët, por edhe ndërhyn kur njëra palë merr më shumë kohë se pala tjetër.

Sipas zotit Frrok, ndërkombëtarët, pra zonja Yuri Kim dhe të tjerët, kanë më shumë rol sa i përket zgjedhjeve dhe punëve të Shqipërisë, se sa presidenti i Republikës…(?)

“Presidenti nuk ka lidhje me votën, nuk ka lidhje me qytetarët, sepse nuk është person i zgjedhur. Nuk është garantues i Kushtetutës. Ai është një njeri që rri jashtë palëve, kaq ka për detyrë dhe vëzhgon të mos shkelet Kushtetuta.

E drejta e votës nuk është domain i Presidentit, është i parlamentit dhe qeverisë, që janë votuar nga populli.

Ne jemi shoqëri e dobët demokratikisht, janë edhe fokus dhe domain i institucioneve ndërkombëtare.

Pjesët e tjera, ne kemi parasysh, nervozimin e shkakton elementi i drejtësisë së re. Viktimat e para janë këta. Ka ardhur koha të mblidhet thesi, të korrat e krimit. Populli nuk duron më. Aleatët nuk e durojnë një popull të shtypur“. deklaroi Çupi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re