Gjermania shpërfaqi një ditë më parë frustrimin e rëndë ndaj Izraelit për shkak të një të kaluare naziste me Holokaustin ndaj hebrenjve, duke mos guxuar të përmend askund Holakustin tjetër aktual, atë të Izraelit kundër palestinezëve në Gaza, duke vrarë mizorisht gra, fëmijë e pleq pa asnjë lloj vetëpërmbajtje, faqe botës.    

Më 9 nëntor 1938. Partia Nacional Socialiste e Hitlerit dhe organizatat e saj paraushtarake organizojnë pogroma masive kundër hebrenjve të Gjermanisë. Qindra vrasje hebrenjsh, plaçkitje e pronave, shtëpive, dyqaneve hebreje, përdhosje varrezash, shkatërrim sinagogash. Ishte një ditë që u bë e njohur në historinë botërore si “Kristallnacht”. Ishte fillimi i urrejtjes aktuale naziste ndaj hebrenjve dhe një rrugë tragjike e para-planifikuar drejt Holokaustit.

Dhe, duke përkujtuar këtë ditë, nën hijen e asaj çfarë ndodh në Gaza, politika gjermane “uli brekët” para Izraelit, një shprehje që më së miri i shkon Perëndimit për mbështetjen më të diskutueshme që po i jep shtetit hebre ndërsa ky i fundit kryen krime lufte.

“Antisemitizmi në çdo formë është helm për shoqërinë tonë”, ishte mesazhi që kancelari Olaf Soltz zgjodhi të përcillte në sinagogën Beth Zion të Berlinit, e cila u sulmua së fundmi me kokteje molotov. “Nuk do e tolerojmë antisemitizmin. Askund”, tha Soltz.

“Ne duam të jetojmë lirshëm në shoqërinë gjermane të hapur”, u përgjigj nga ana e tij, presidenti i Këshillit Qendror Hebre të Gjermanisë, Josef Schuster në sinagogë, në prani të presidentit gjerman Frank-Ëalter Steinmeier dhe ambasadorit izraelit në Berlin Ron Prozor.

“Antisemitizmi dhe dhuna kundër hebrenjve nuk tolerohen në Gjermani. Tani është koha për ‘kurrë më’”, tha kryetari i parlamentit gjerman Berbel Bass, duke kujtuar përgjegjësinë dhe përkushtimin e Gjermanisë ndaj njerëzimit të pasluftës pas tmerreve të Holokaustit.

Nga ana e saj, ministrja gjermane e Brendshme, Nancy Fesser, paralajmëroi sërish për “pasoja të rënda” dhe dënime më të rënda në luftën e përbashkët kundër antisemitizmit. “Kushdo që sulmon hebrenjtë do të përballet me ashpërsinë absolute të shtetit kushtetues gjerman”, tha Nancy Feser.

Nga ana e tij, Aleksandër Dobrid, përfaqësues i partive zyrtare të opozitës, kërkon dënime specifike me gjashtë muaj burg për ata që nxisin urrejtje antisemite. Mesazhi i tij nga foltorja e parlamentit gjerman ishte i qartë: “Kushdo që nuk dëshiron të jetojë në paqe me hebrenjtë, nuk mund të jetojë në Gjermani”.

Dhe në të gjithë këto mesazhe, asnjë fjalë, injorim total deri dhe ç’njerëzor, për krimet izraelite në Gaza.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re