Ja disa nga frutat e thata me të shëndetshme:

Bajamet: përmbajnë shumë yndyrna të shëndetshme dhe janë më të pasura me fibra dietike në krahasim me frutat e tjera të thata. Janë të pasura me vitaminë E, ndihmojnë në uljen e inflamacionit tek pacientët që vuajnë nga diabeti i Tipit 2.

Arrat: janë burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3. Arrat ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, ulin kolesterolin e keq dhe ndihmojnë në uljen e presionit të lartë të gjakut. Arrat mund të luftojnë inflamacionin.

Lajthitë: janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës E dhe folateve në krahasim me arrat e tjera. Gratë shtatzënë duhet të konsumojnë disa kokrra lajthi çdo ditë.

Fisktikët: janë frutat e thata më të pasura me kalium dhe vitaminë B6, krahasuar me të tjerat. Ndihmojnë në shëndetin e mirë të zemrës, kontrolojnë presionin e lartë të gjakut etj.

Stikat e pishës: janë të pasura me vitaminë K dhe fosfor në krahasim me frutat e tjera të thata./ Health

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re