Skip to content

Fruti që duhet të konsumoni për tu mbrojtur nga koronavirusi

Mango është një nga frutat tropikal që duhen konsumuar për tu mbrojtur nga koronavirusi, sipas ‘COVID Symptom Study’, i cili është zhvilluar nga kompania e shkencës shëndetësore ZOE.

Mango ul rrezikun për të patur simptoma të rënda të koronavirusit, si dhe përmban vitaminë A, që është thelbësore për përmirësimin e sistemit imunitar, shkruan ‘Express’.

“Shumë vitamina dhe minerale të ndryshme luajnë një rol kryesor në funksionimin e sistemit tonë imunitar. Vitamina A, e cila gjendet në shumë fruta dhe perime përfshirë spinaqin, karrotat, patatet e ëmbla, specat e kuq janë një shembull, të cilat forcojnë sistemin tonë imunitar.”, thuhet në studim.