Lumi Vjosë sa vjen e fryhet dhe rrezikon të dalë nga shtrati. Pamjet tregojnë gjendjen pranë lumit Vjosë, pranë urës së Mifolit ku niveli ka shkuar në nivelin 7.3 m thellësi.

Mësohet se pranë fshatit Fitore ka nisur evakuimi i banorëve të zonës të cilët ndihen nën kërcënimin e përmbytjes pas reshjeve të dendura.

E gjithë Shqipëria është nën pushtetin e ujit dy ditët e fundit. Shkodra, Durrësi, Lezha dhe Vlora janë qytetet më problematike për sa i përket përmbytjeve në vend.

Këto qytete janë prej dy ditësh të përmbytura për shkak të reshjeve të shumta. Moti i keq ka pushtuar vendin duke shkaktuar përmbytje, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të fshatrave të tëra për shkak të dëborës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re