Izolimi dhe masat e distancimit social duket se po rezultojnë të suksesshme në qytetin e Krujës, e cila tashmë është shëndërruar në një nga vatrat më të mëdha të koronavirusit në Shqipëri.

Abc Neës mëson se në 24 orët e fundit, nga 58 testime të kryera në total, nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv.

Nga të dhënat e deritanishme nga Instituti i Shëndetit Publik, Kruja është qyteti i dytë pas Tiranës për numrin e sëmurëve aktivë me koronavirus, me 58 gjithsej.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re