Skip to content

Frymëzon gazetarja italiane: Po, isha me kancer! Nuk kam turp pse po mbaj paruke

1518382925076.jpg le iene nadia toffa si confessa in tv ho avuto il cancro ma ora sto bene

Janë të shumtë ata që ndjekin emisionin “Le Iene” në Mediaset. Prej më shumë se dy muajsh, gazetarja Nadia Toffa mungonte. Ajo ka dal mbrëmë dhe ka treguar për sëmundjen e saj që e mbajti larg ekranit. Sot ajo thotë se është shëruar 100%.

“Në këta muaj jam kuruar, bëra së pari ndërhyrjen më pas kimioterapinë dhe radioterapinë. Ndërhyrja hoqi tumorin por mund të kishte mbetur një qelizë e vogël që të përbënte rrezik dhe për këtë arsye bëra kimioterapinë dhe radioterpainë. Në 6 shkurt përfundova gjithë kurën që parashikohej. Tani jam shumë mirë. Mendoj që nuk ka pse të më vij zor nga kjo që ka kaluar, as për faktin që mbaj paruke, këto nuk janë flokët e mi! Nuk kam pse fsheh që kam kaluar momente shumë të vështira”, ka thënë Toffa.

Dhjetorin që shkoi, drejtuesja e emisionit u shtrua në spital dhe ngjarjet vijuan siç ajo tregoi. Ajo është 39 vjeç dhe tashmë do të rinis punën.