Kristjana Kalari është shqiptarja e suksesshme në Londër. Ajo është kërkuese në fushën e neuroshkencës dhe aktualisht punon në Londër, në një nga kompanitë farmaceutike më të mëdha në botë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Kristjana ka treguar se fillimisht ajo është larguar me familjen drejt Italisë dhe më pas ka bërë studimet në Angli. Ajo ka thënë se është shumë e lumtur për arritjet e saj, si koordinatore projektesh në një kompani shumë të rëndësishme.

“Ne si familje kemi 12 vjet që jemi larguar nga Shqipëria. Babai lëvizi një ose dy vite më përpara se ishte pak e vështirë atëherë që të iknim të gjithë. Ai na hapi rrugën.

Ndërsa, 4 vite më parë erdha në Angli, ku fillova universitetin. Gjëja më e mirë e kësaj pune është se mund ta bëj nga shtëpia, kështu që po mendoj se gjëja e parë që do bëj do iki në Itali.

E kam ditur gjithmonë që dua të bëj një ndryshim, kështu që kam qene shumë e interesuar për trurin dhe kështu hap pas hapi kam menduar se dua t’i shkoj më shumë.

Unë jam më shumë si koordinatore projektesh, te kjo kompania e re. Ata bëjnë kërkimet te humanët dhe ato gjërat që ata zhvillojnë”, u shpreh Kristjana.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re