Zv/ kryeministri Erion Braçe ka vijuar fushatë elektorale në Çermë.

Teksa ka postuar foto nga takimet, Braçe ironizon edhe Lulzim Bashën të cilin e quan jo rrallë herë ‘Lyli’: Puna duket-thonë dhe puna vlen, llafet i merr Lyli, shkruan Braçe.

Zv. kryeminsitri bën thirrje sërish: Mos harro 30 qershorin.

“Fshat me fshat, lagje me lagje, rrugice me rrugice, dere me dere, dore per dore!

Me Fredi cdo dite, Avniun, Dashin, Ilirin, Drinin, Musten, Budanin etj, me gjysherit, burrat e djemte, vecanerisht grate e vajzat e jashtezakonshme te Cerme Sektorit!

Puna duket-thone dhe, puna vlen, llafet i merr Lyli!

Vec #CekutteBebes, tani nje Cerdhe e Kopesht i ri nga themelet, me dreke e fjetje aty;

Uji i pishem shtepi me shtepi dhe, largim perfundimtar i ujerave te zeza nga pragu i shtepive edhe ne lagjen skajore veriore!

Te gjitha pune te bera per grate e vajzat qe mbajne shtepite e lagjet ne Cerme Sektor!

Paqe, Qetesi, Mikpritje, Komunikim, Halle, Zgjidhje, Urbanizim, Pune per Grate e Vajzat!

#MOSHARRO30QERSHORIN”- shkruan Braçe. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re