Profesor Lush Susaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “AKTUALITET” me Bejdo Malon, ku është folur për bujqësinë shqiptare.

Susaj deklaroi se bujqësia shqiptare është viktima më e madhe e tranzicionit, duke shtuar se investimet serioze në Shqipëri ikin përshkak se këtu egziston problemi me pronësinë e tokave.

“Në këto 25 vite, por në mënyrë të veccantë në 5 vite, të gjithë janë të masakruar për sa i përket teknologjive bujqësore. Ne jemi orientuar në një rrenë të madhe duke thenë që cilësia prodhohet në laboratore, me poëerpoint. Cilësia miku im prodhohet me teknologji, me përdorimin e pesticidive të lejueshme, dhe nuk prodhohet pa teknologji të reja. Bujqësia shqiptare është viktima më e madhe e tranzicionit që nga ligji 7501 e deri më sot. Viktima më e madhe nga të gjitha vendet e Europës dhe gjysma e Azisë. Shqipëria ka 4 milionë parcela dhe 350 mijë ferma në një vend me 28 mijë km2. Tani në 4 milionë parcela me ccfarë mund t’i punosh? Shkon bën paradë traktorësh, po 80% të fermave në mal me ccfarë do t’i punosh? Në vend që të orientohesh në makineritë e vogëla… Toka ka mbivendosje, dhe e treta toka është e paregjistruar. Ishte një kompani vjet, erdhi këtu, qëndroi 4 muaj, shpenzoi pare, ai donte me marrë tokën me qera. Nuk ja regjistronin në hipotekë. Shkoi kompania në Bullgari dhe mori 700 hektarë. Kështu ikin investimet serioze”, tha ai.

Rikujtojmë se Lush Susaj u bë i famshëm pas një deklaratë në një intervistë ku kritikonte popullin shqiptar se është dembel.

Jemi popull dembel, kurrë nuk ngrihemi për të drejtat tona. Shqiptari ka kaluar nga një pushtues në tjetrin pa reaguar fare. Fshatari shqiptar ka vetëm kazmë dhe lopatë në shtëpi, kurse ai europian dhjetra vegla për punë”, tha në atë kohë Susaj.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re