Rreth 30 familje në fshatin Becisht, pjesë e bashkisë së Tepelenës kanë një problem tepër shqetësues për ta siç është amortizimi i rrugës.

Edhe pse ju është premtuar disa hera nga deputetët e zonës apo kryetari i bashkisë, Termet Peci asnjë gjë nuk ka ndryshuar. Banorët dhe drejtuesit e automjeteve pohojnë se makinat e tyre amortizohen cdo ditë e më shumë çka sjell kosto për këta të fundit.

Rruga është katastrofë dhe e shkatërruar komplet. Edhe në këmbë nuk ecet, dimrit përkeqësohet edhe më shumë duke u mbushur gropat me ujë. Banorët janë ankuar por askush nuk na ka thënë gjë. Automjetet është shumë e rrezikshme, amortizohen, konsumohen gomat dhe shumë probleme të tjera”, tha një banor.

“Shikojeni si është rruga copë-copë. Skemi ku të ankohemi, makinat shkatërrohen fare me këtë rrugë. 5 shtëpi kanë ngelur në fshat kanë ikur të gjithë njerëzit”, u shpreh një banor i zonës

“Fëmijët nuk kanë as shkollë as rrugë. Fëmijët nuk vijnë dot nga jashtë shtetit sepse sa herë që vijnë do tu prishet makina me këtë rrugë”, tha banorja.

Në këtë aks rrugor edhe pse është premtuar qindra here për rehabilitimin e saj situata vazhdon të mbetet e njëjtë, akoma më e vështirë bëhet gjatë stinës së dimrit ku të gjitha gropat mbushen nga reshjet e shiut.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb