Fshati Derven ne Fushe Kruje është kthyer ne nje liqen. Lartësia e ujit arrin deri ne 1.5 metra. Dhjetëra shtëpi jane braktisur. Energjia elektrike mungon prej dy ditësh, po ashtu edhe uji.
 
Shtëpia e Mark Gjokese ndodhet nen uje. Per te shkuar atje na duhej ndihma e nje zetori.
 
Ai na tregon se gjithçka cfare ka ndërtuar me djalin e tij, i është shkatërruar brenda pak minutash. Mobiliet, frigoriferi, lavatricja i janë prishur nga uji.
 
Bashkëshortja e Markut, tregon edhe momentet e para kur lumi Ishëm, qe ndodhet pranë shtëpive te tyre, mori përpara cfare gjeti.
 
Banoret tregojnë se nuk kane marre asnjë ndihme nga pushteti vendor apo qendror. Ata apelojnë per ndihme,  sepse janë edhe pa ushqime.
 
Fshati Derven ne Fushe Kruje, është nje nga me te prekurit. Prodhimet bujqësore te banoreve jane shkatërruar. Ata shprehen se prej vitit te kaluar akoma nuk kane marre dëmshpërblime, çka e ul akoma me shume besimin e tyre, se do te përfitojnë diçka, nga cfare u eshte shkatërruar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re