Mungesa e infrastrukturës ka bërë që banorët e fshatit Lumas, pjesë e Bashkisë së Kuçovës të hasin vështirësi për të qarkulluar në të përditshmen e tyre dhe kjo rëndon më shumë çdo ditë tek fëmijët e kopshteve e shkollave.

Ky fshat është pa rrugë e pa urë, gjë që e vështirëson së tepërmi jetesën e tyre. Fshati përshkohet nga një përrua, që në rast rreshjesh intensive bëhet i rrezikshëm për tu kaluar, për shkak të mungesës së një ure.

Kjo e fundit është problematika më e madhe e banorëve që nuk lidhen dot me pjesën tjetër të fshatit dhe me qytetin.

Rruga këtu nuk ka pësuar kurrë investime dhe ura mungon, çka bën që qindra banorë të ndihen krejtësisht të lënë pas dore, madje shumë fshatra të thellë janë braktisur nga banorët.

“Vijnë na takojnë vetëm kur duan votat. Në fushata elekorale, ku na takojnë,na premtojnë pa fund dhe më pas askush nuk kujtohet më për ne. Ske një urë, ske një rrugë ku kalon. Vete privati e hap rrugën mbas qejfit të tyre. Ata thojnë do i bëjnë, marrin votat e kërcasin e ikin. Ai deputeti e shtroi një pjesë. Të vdesi plaka nesër, me ca ta çoj unë?”-shprehen banorët.

Një zonë prodhuese e ullirit, Lumasi, nuk ka ndier kurrë dorën e shtetit, pasi në këtë fshat mungojnë ura dhe rruga.

Mungesa e investimeve ndër vite është e lidhur me mungesën e fondeve nga ish komuna, ndërkohë që me të njëjtin problem po haset sot edhe Bashkia e Kuçovës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re