Fshati Mazhe ne Krujë duket se është nga vendet më të dëmtuar prej tërmetit të 26 nëntorit. Njerëz akoma qëndrojnë nëpër çadra, përballojnë të ftohtin e acartë të këtyre ditëve dimri. Për ta tashmë jeta është bërë shumë e vështirë.

Banorët e fshatit Mazhe luten për më shumë përkushtim nga strukturat, kërkojnë ndihmë nga institucionet.

Banesat e tyre janë të pabanueshme, rrezikojnë të shemben tërësisht duke rrezikuar dhe jetën e tyre. Banesa dykatëshe e një banori të moshuar, Ramazan Dacit, është e pabanueshme. Familja e tij jeton në çadër, pasi nuk kanë asnjë vend tjetër ku të fusin kokën.

Përpos problemit të shtëpive, shkolla e tyre është shembur dhe mësimdhënien duhet ta ndjekin në Fushë Krujë, disa km larg nga fshati i tyre.

Si këto familje në zonën e Bubqit me pesë fshatra, ndodhen të tjera familje të cilët kalojnë ditë dhe netët e ftohta në çadra, larg vëmendjes së institucioneve.

Ndërkohë banorët kanë shpresë se do të rregullohet gjithçka nga tërmeti i 26 nëntorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re