Në Nokovë të Gjirokastrës mbeturinat hidhen kudo. Në përrenj, fusha e poshtë urave.

Prej vitesh banorët kanë kërkuar vendosjen e disa koshave ku mund të hedhin mbetjet e fshatit por kjo kërkesë minimale e tyre nuk ka pasur kurrë vëmendjen e njësisë administrative të Lunxhërisë.

Janë të ndërgjegjshëm se kjo situate, ndotja e mjedist është krijuar edhe për shkak të papërgjegjshmërisë së tyre.

Tani në verë kanë merak se mbeturinat kthehen në vatra infeksioni.

Më këtë problematik banorët e fshatit Nokovë përballen prej vitesh por pavarësisht shqetësimit të përcjellë edhe në institucione ende nuk kanë marrë zgjidhje./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re