Skip to content

Fshati pa drita, bashkia dërgon gjenerator për të infektuarin me COVID

Edhe Elbasani u zgjua e mbuluar nga dëbora këtë të diel. Gjatë natës, u shënuan edhe dy raste urgjente ku rrezikohej jeta e qyetarëve.

 

Në fshatin Xibrakë një qytetar i ngecur në rrugë thirri ambulancën, e cila e transportoi në spital.

 

Kurse në fshatin Gjyrale u desh të dërgohej një gjenerator tek një familje, e cila kishte një të sëmurë.

 

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, qytetari i infektuar me COVID-19 nuk përdorte dot aparaturën e oksigjenit.