Skip to content

Fshati Shtyllas si në Mesjetë, fermerët nuk i punojnë më tokat: Nuk ka më keq, nga 13 dynym vetëm 2 kam mbjellë

Një fshat me histori e kulturë por tashmë i braktisur nga të rinjë, tokat e lëna djerrë dhe pa asnjë shpresë për të ardhmen.

Banorët e fshatit Shtyllas në njësinë administrative Levan janë shprehur nën lot për hallet dhe vështirësitë që kanë, në këto ditë që vendi ynë po përballet me rritjen e çmimeve.

Ky fshat ndodhet përbri autostradës por për fërmeret rritja e cmimeve po bën që të mos kenë mundësi të punojnë tokat. Sapo futemi në fshat vëmë re se makineritë bujqësore janë braktisur dhe janë mbuluar nga bari. Një fermer e banor i zonës tregon se para 2 ditësh djali i ka lënë mjetet e punës dhe është larguar.

“Nuk ka më keq, ska rëndësi se i cilit krahu jam, nga 13 dynum vetëm 2 kam mbjellë”, shprehet një prej fermerëve.

Këtë e pohojnë edhe fermerët të cilët shprehen se qeveria shqiptare të mos justifikohet me luftën por të kthejë kokën nga fermerët pasi edhe naftën pa akcizë që iu është premtuar, nuk kanë besim se do ta marrin.

Të lënë prej kohësh në harresë banorët e fshatit Shtyllas kërkojnë zgjidhje mbështetje e ndihmë nga shteti, pasi shkolla po shkon drejt mbylljes, qëndra shëndetsore është zhvendosur në fshatin Jarua, ndërsa infrastruktuktura të çon në vitet e mesjetës.

Mungesa e investimeve po lë mes rrugës edhe turistët pasi fshati Shtyllas njihet si fshati i të persekuruarve por gjithashtu në vijë ajrore nuk është as 5 kilometra larg nga Parku Arkeologjik i Apollonisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb