Skip to content

Fshati turistik në Theth, Rama: Të gjitha kabinat e kriminelit që “plagosi” zonën do i marrë shteti!

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish për rastin e fshatit turistik në Theth, për të cilin thotë se ishte ndërtim pa leje.

Ndërsa ka ndarë një foto nga aksioni i IMT gjat shëmbjes dhe heqjes së bujtinave, Rama shkruan se “të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti”.

Rama shkruan se Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke iu referuar prokurores Elsa Gjeli, e cila sipas tij, refuzoi të hapë çështjen.

“Natyrisht që të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë”, shkruan Rama.

Më herët kreu i qeverisë publikoi në rrjtet sociale pamjet nga godinat në zemër të Thethit, duke u shpehur se jane ndertuar pa leje dhe në shkelje të ligjit, i cili edhe pse është referuar në Prokurori nga organet përkatëse, nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

Rama u shpreh po ashtu se për këto ndërtime pa leje, prokurorja Elsa Gjeli refuzoi të hapë çështjen “duke hedhur në kosh” denoncimin e policisë.

LEXO EDHE: “Kjo është fusha e mrekullueshme”- Rama poston aksionin Live nga Thethi: Krimineli hodhi betonin e dynjasë për “fshatin e tij turistik” pa leje

“”