Dy persona kanë rënë në prangat e policisë italiane të akuzuar për trafik kokaine.
Mediat shkruajnë se janë gjetur rreth 6 kilogram kokainë e fshehur mes serdiljeve të një kamioni i cili mbërriti në zonën e transportit Novara. Sipas policisë mësohet se droga ndodhej në bordin e një automjeti të rëndë me targa italiane të drejtuar nga një shtetas rumun i shoqëruar nga një drejtues i dytë me kombësi shqiptare.
Pas kontrollit të ushtruar në kamion, oficerët gjetën midis serdiljeve të përparme dhe zonës së pushimit, një çantë me pesë pako të paketuara me shirit ngjitës dhe material plastik.
Në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar 5700 kg kokainë dhe 3000 euro.