Skip to content

Fshehën para të fituara me korrupsion/ Paditet kupola e LSI dhe biznesmenët afër tyre

  • 16/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ish-deputeti Halit Valteri, pak ditë pasi kallëzoi në SPAK presidentin ende në detyrë, Ilir Meta dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, sot ka paditur edhe anëtarë të tjerë të kupolës drejtuese të LSI.

 

Bëhet fjalë për nënkryetarin e kësaj force politike, Petrit Vasili, Ish Ministrin Edmond Panariti, Ish Deputeten Elona Guri dhe biznesmenë afër tyre.

 

Petrit Vasili dhe Edmond Panariti, dhe çifti Meta-Kryemadhi, për skemën e lobimit, është Elona Guri, Muharrem Berisha biznesmen, kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe fshehje të të ardhurave. Të gjitha parate janë përfituar nga korrupsioni.

 

Ai tregon se e ka marrë inicativën nga mediat e huaja dhe shqiptare dhe se po punon individualisht për të grumbulluar prova, të cilat i ka depozituar në prokurorinë e posaccme. Në provat që ai disponon është edhe një kontratë me njw kompani tw huaj tw dyshimtw.

 

Burimi i të dhënave është nga mediat, të huaja dhe shqiptare, më pas është hulumtuar duke marrë deklarimet e LSI nga 2021-2021 dhe të gjithë kontratat ka qenë përdorur edhe firma që rezultojnë me humbje dhe bëjnë transferta të dyshimta drejt LSI.

 

Ish deputeti i dalë nga lista e PD tregon se do ta vijojë betejën e tij, duke kallëzuar penalisht edhe deputetë të tjerë, nga PS dhe nga PD.

 

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë