Pasi Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se kryebashkiaku i Kuçovës është dënuar në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po shqyrton sot rezultatet e verifikimit nga organi hetues.

Avokatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë shprehur se mosdeklarimi më vete përbën vepër penale dhe kanë kërkuar që Kreshnik Hajdarit t’i hiqet mandati.

“Dënimi mund të jetë i ulët, pak rëndësi ka. Pyetja sot është pse nuk u deklaruar. Kjo përbën vepër penale. KQZ ka pasur raste në të shkuarën, si Kajmaku, dhe rëndësi kishte mosdeklarimi në formularin e dekriminalizimit”, tha një nga avokatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Ajo që ne kërkojmë është pavlefshmëri dhe përfundim mandati të kryebashkiakut të Kucovës”, tha avokati tjetër.

Kujtojmë se, sipas njoftimit të prokurorisë, ai rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës.

Kryebashkiaku socialist është shpallur fajtor për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 1999 në moshë të mitur.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re