Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka dalë në një konferencë për shtyp, për të folur në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari i cili fshehu dënimin që kishte marrë nga gjykata e Janinës në Greqi.

Bejko në emër të PD shpreh sërish shqetësimin se Partia Socialiste ka promovuar prej vitesh persona me precedentë penalë në krye të institucioneve shtetërore, sidomos bashkive.

“Ditën e djeshme mediat kanë raportuar për një dënim penal të dhënë nga gjykata e Janinës në Greqi ndaj Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, z.Kreshnik Hajdari.

Me këtë rast,Partia Demokratike shpreh edhe njëherë shqetësimin se Partia Socialiste ka promovuar prej vitesh persona me precedentë penalë në krye të instizucioneve shtetërore dhe sidomos bashkive” thotë Bejko.

Nënkryetari i PD shton se Edi Rama e ka shndërrua qeverisjen lokale në strehë të personave me precedentë penalë.

Kujtojmë që sipas njoftimi të prokurorisë, Hajdari rezulton i dënuar  për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 1999 , në moshë të mitur.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI I PD, ROLAND BEJKO
Të nderuar qytetarë!

Ditën e djeshme mediat kanë raportuar për një dënim penal të dhënë nga gjykata e Janinës në Greqi ndaj Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, z.Kreshnik Hajdari.

Me këtë rast,Partia Demokratike shpreh edhe njëherë shqetësimin se Partia Socialiste ka promovuar prej vitesh persona me precedentë penalë në krye të instizucioneve shtetërore dhe sidomos bashkive.

Përveç mosdeklarimit sipas ligjit në deklaratën e dekriminalizimit, prej disa vitesh tashmë “spikasin” dhe disa kryetarë bashkish të tjerë të denuar apo të marrë nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe shperdorim detyre.

Edi Rama e ka shndërruar qeverisjen lokale në strehë të personave me precedentë penalë. Ndaj Partia Demokratike këmbengul prej vitesh në pastrimin e qeverisjes nga keta persona përmes Ligjit te Dekriminalizimit që si nismë e saj, ka qenë dhe është një histori suksesi, e që tashmë me iniciativën për Vettingun Politik që është dorëzuar nga Kryetari Lulzim Basha në Kuvendin e Shqipërisë, të quhet mission i përfunduar pastrami i politikës dhe institucioneve shtetërore nga të korruptuarit dhe bashkëpunëtorët e krimit.

Gara absurde mes mazhorances dhe disa prej deputeteve të opozitës se kush shkel më shumë ligjin, është një garë kundër interesit të qytetarëve.

U bëjmë thirrje partive parlamentare dhe deputetëve të Kuvendit të Shqiperisë që të ndahen njëherë e mirë nga praktikat e shkeljes së ligjit dhe të perkrahin ç’rrënjosjen e krimit dhe korrupsionit nga politika dhe qeverisja.

Vota për Vettingun Politik në Kuvend, është votë për një Shqipëri larg tranzicionit të stërzgjatur!

Ju faleminderit!

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re