Dy persona janë proceduar penalisht në qytetin e Beratit pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia janë kapur dy kamionë të mbushur me gurë dekorativë të cilët nuk ishin të pajisur me faturë tatimore si dhe 5 punonjës të pasiguruar.

Njoftimi i policisë:

Berat

Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor”.

Nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik filloi procedimi penal për shtetasit:

E. D., 38 vjeç, banues në Berat, administrator subjekti, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në subjektin e tij në fshatin Vodicë, iu gjetën 4 punëtorë të paregjistruar, si dhe një kamion i ngarkuar me pllaka guri dekorative, për të cilat nuk kishte faturë tatimore.

I. L., 35 vjeç., banues në Poliçan, administrator subjekti, pasi në aksin rrugor Skrapar-Berat, është kapur nga shërbimet e Policisë duke transportuar me një kamion, pllaka guri dekorative të pashoqëruara me dokumentacion tatimor, si dhe kishte një punonjës të pasiguruar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re