Skip to content

Fshehu 68 mijë paund në çantën e shpinës dhe valixhe, e kap policia e Rinasit

Një shumë e madhe parash është sekuestruar në aeroportin e Rinasit nga policia kufitare pasi nuk ishin deklaruar nga poseduesi I tyre.

Policia procedoi penalisht një shtetas nga Tunizia pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjeten 67850 paund.

Shtetasi J. D., 63 vjeç, lindur në Tunizi dhe banues në Angli I kishte fshehur parate në cantën e tij të shpines dhe në valixhe.

Ky shtetas u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.