Policia ka vënë në pranga një 44-vjeçare, e cila akuzohet se ka patur dijeni se vajza e saj e mitur ishte abuzuar seksualisht nga një shtetas, disa muaj më parë, por nuk ka kallëzuar në Polici. Gjithashtu, e arrestuara dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi të huaj, duke e mashtruar gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.

 

Ngjarja e rëndë është regjistruar në Përmet, ndërsa mbi 44-vjeçaren rëndojnë akuzat për “Moskallëzimi i krimit” dhe “Mashtrimi”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re