Një 53 vjeçar me iniciale G.G është arrestuar nga policia, pasi tentoi të fuste drogë në burgun e Fushë-Krujës, aty ku djali i tij po vuan dënimin.

 

Sipas një njoftimi, bëhet me dije se 53 vjeçari shkoi për të takuar djalin, ndërsa në atlete kishte fshehur 1.08 gram lëndë narkotike.

 

“Njësia operacionale e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në IEVP e Fushë-Krujës, arrestoi në flagrancë shtetasin G.G të datëlindjes 19.02.1969 lindur në Mat dhe banues në Tiranë.

 

Këtij shtetasi, i cili ishte paraqitur për të takuar djalin që vuan dënimin, gjatë kontrollit të vizitorëve familjarë,  ju gjetën një palë atlete “NIKE”, ku në atleten e djathtë, poshtë shollës u gjetën tre paketime me lëndë të butë, mbështjellë në formë rrethore me celefon, i djegur në majë, me peshë 1.08 gram, dyshuar lëndë narkotike.

 

Menjëherë nga SHKKB dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u kryen veprimet e para proceduriale, dhe provat e grumbulluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë”, thuhet në njoftim.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re