Një 43-vjeçare është ndaluar në Kakavijë pasi është kapur me 25,500 euro të padeklaruara në kufi. Gruaja e identifikuar me inicialet S.R., lindur në Himarë dhe rezidente në Greqi po udhëtonte së bashku me bashkëshortin.

Ajo u ndalua pas kontrollit të ushtruar në automjet, ku brenda çantës së saj, policia kufitare dhe sekuestroi shumën e parave ne cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja S. R., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Më herët shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavije goditën një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi, duke sekuestruar 30 800 euro dhe proceduar penalisht shtetasin C. Z., 64 vjeç, lindur në Himarë dhe rezident në Greqi.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re