Policia ka arrestuar Kristian Plakun, i cili kishte fshehur në një banesë të braktisur në askin Lushnje-Rrogozhinë 8 klandestinë sirianë.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Plaku është ndjekur për rreth 1 km me vrap nga ana e policisë, në tentativë për tu fshehur.

 

Të njëjtat burime, bëjnë me dije se Kristian Plaku nga Maliqi i Korçës ka qenë edhe më parë i dënuar nga gjykata e Vlorës për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore.

 

8 klandestinët sirianë, 4 burra dhe 4 gra, pasi u gjetën nga ana e policisë, u shoqëruan për në komisariatin e Lushnjes për veprimet e mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re