Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijoi akuzat ndaj qeverisë për mos-raportim të saktë të numrit të qytetarëve që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. SIpas tij Rama vendos të dalë nesër në konferencë për shtyp, me qëllim që të ketë kohë të manipulojë të dhënat. Sipas kryedemokratit ky është një krim pasi me uljen e shifrës së personave që kanë ndërruar jetë, qytetarët nuk shfaqin të njëjtin ndërgjegjësim ndaj përmasave të epidemisë.

“Lajmi është shokues. Denoncimi nuk është i ardhur nga Partia Demokratike, por është i ardhur nga personeli me integritet shëndetësor. Të dhënat janë aty, çfarë pret prokuroria të manipulohen të dhënat nga Edi Rama. Ky njeri që nuk lë rast pa dal në konferencë për shtyp, pse i duhet deri nesër të dal në konferencë për shtyp. Po merr kohë për të manipuluar të dhënat. Ky është një lajm shokues, fshehja e numrit të vdekjeve është një lajm tronditës”, tha Basha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re