Marrëdhënia mes FSHF dhe FFK duket shumë si një marrëdhënie Dashuri – urrjetje kur sheh se si ndryshon gjendja dhe emocionet mes tyre në më pak se 10 ditë.

Në datën 7 shkurt kur në Durrës mbaheshn zgjedhjet për kreun e FSHF-së dhe KE të FSHF-së kishte edhe përfaqësues nga Kosova, si: Agim Ademi(zv president i FFK-së) dhe Eroll Salihu(Sekretar i Përgjithshëm i FFK-së) po ashtu nuk do të mungonte edhe urimi nga vet presidenti i FFK, Fadil Vokrri. Ajo që bnte në sy urimi në anglisht që bënte z. Vokrri.

Mes të tjerash ai shprehej për vazhdim të bashkëpunmit mes tyre por kjo shprehje është thyer vetëm pak ditë më vonë. Kjo pari Eroll Spahiu, Sekretar i Përgjithshëm në FFK akuzon FSHF se spo i vjedh talentet nisur nga rasti i Edon Zhergovës.

Madje në FFK kanë arritur deri aty sa janë shprehur për ta dërguar këtë çështje deri në FIFA, punë shqiptarësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re