Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka marrë vendime të forta disiplinore pas incidenteve në disa ndeshje të kampionatit “Abissnet Superiore”.

 

Kështu, Komisioni i Disiplinës ka vendosur që 16 tifozë shqiptarë të ndalohen përgjithmonë nga hyrja në stadiumet e futbollit ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF.

 

Dënimet vijnë pas konstatimeve të Drejtorisë së Policisë Shkodër dhe Tiranë lidhur me dhunën gjatë ndeshjeve Vllaznia – AF Elbasani dhe KF Tirana – AF Elbasani. Vendimi bazohet në shkeljet ligjore të parashikuara nga neni 48 i Ligjit 79/2017 “Për Sportin”.

 

Në ndeshjen KF Tirana – AF Elbasani, e zhvilluar më 8 mars në stadiumin “Selman Stërmasi”, dhjetë tifozë janë ndaluar të hyjnë më në stadiume për shkak të akteve të dhunës brenda dhe jashtë stadiumit.

 

Lista e tifozëve që nuk do të lejohen më në stadiume:

 

P.B

S.N

A.L

I.S

K.M

F.E

N.K

I.M

M.SH

Xh.Gj

 

Ndërsa për shkak të incidenteve të ndodhura në ndeshjen KF Vllaznia – AF Elbasani, e zhvilluar më 15 shkurt në stadiumin“Loro Boriçi”, u ndaluan 6 tifozë.

 

S.M

K.K

J.P

E.S

E.Q

D.D

 

FSHF udhëzon të gjithë administratorët e stadiumeve të garantojnë zbatimin e këtij vendimi, ndërsa një kopje është përcjellë edhe Policisë së Shtetit.

 

Përveç masave ndaj tifozëve, Komisioni i Disiplinës ka rikthyer në detyrë dy trajnerët e Egnatias.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re