Federata Shqiptare e Futbollit dha informacion mbi  shitjen e biletave per duelin e rendesishem te muajit tetor mes Shqiperise dhe Cekise.

 

Procesi i shitjes se biletave u be ne date 15 shtator dhe u mbyll brenda pak oresh per shkak te interesimit te jashtezakonshem, gje e cila shkaktoi edhe debate pasi shume tifoze mbeten pa nje bilete.

 

FSHF thote se ka pasur 300 mije kerkesa per bileta dhe se shitja e tyre u mbyll ne kohe rekord pikerisht per shkak te ketij interesimi te madh.

 

 

Për këtë ndeshje kemi vepruar dhe ndjekur të njëjtat procedura dhe rregulla si në ndeshjet me Moldavinë dhe Poloninë ku secili aplikant mund të blejë jo më shumë se 4 bileta. FSHF ka njoftuar fillimin e procesit ditën e premte, datë 15 shtator. Por për arsye të mbingarkesës e rradhës së madhe të aplikantëve sistemi ka pasur disa herë rënie, të cilat janë stabilizuar dhe shitja ka filluar në orën 21.15 siç është njoftuar në kanalet tona zyrtare të komunikimit.Në portalin e biletarisë dhe në faqen zyrtare të Federatës kanë qënë mbi 300 mijë persona ne pritje në orët para dhe gjatë shitjes së biletave.Biletat e nxjerra në shitje në një kohë rekord janë mbaruar. Në të njëjtën kohë dëshirojmë të saktësojmë se biletat e kërkuara nga tifozeritë e organizuara që mbështesin ekipin kombëtar në ndeshjet brenda dhe jashtë vendit janë të reservuara dhe i shpërndahen tifogrupeve të cilët bëjnë shpërndarjet për anëtarët e tyre.Falenderojmë të gjithë tifozët për interesimin dhe kërkojmë e dëshirojmë të mirëkuptohemi nga ta për mosplotësimin e të gjithë kërkesave të tyre. Çdo stadium i ndërtuar do të ishte i pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesat për këtë ndeshje.

 

FSHF gjithashtu shton se rastet e individëve që kanë bërë pagesa dhe nuk kanë arritur të marrin biletën nga portali biletarisë janë zgjidhur të gjitha me sistemin bankar që ka kthyer mbrapsh të gjithë pagesat e kryera.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re