Policia ka publikuar pamje nga operacioni i arrestimit të Granit Pepnikës i njohur si koka i një rrjeti call center-ash.

Mësohet se Pepnika u arrestuar në një resort nga drejtoria vendore dhe forcat operacionale të Vlorës pasi fshihej në një resort në Dhërmi.

Pepnika ishte në kërkim për mashtrime me Call Center-at, pasi grupi i tij zhvati 50 mln € nga evropianët përmes Call Center-ave të cilët u goditën në prill të këtij viti.

Godina nga ku Pepnika ushtronte aktivitetin e paligjshëm ndodhej 100 metra larg qendrës së Tiranës, në hyrje të Rrugës së Kavajës. Në bazë të hetimeve, mësohet se call center-at e Granit Pepnikës u kanë zhvatur qytetarëve europianë 50 mln euro.

Gjatë operacionit, hetimorët sekuestruan në zyrë kompjuterin e Pepnikës, me origjinë nga Tropoja.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re