Trashësia e madhe e dëborës ka bërë që prej katër ditësh shumë fshatra në Dibër të jenë totalisht të izoluar. Ndërkohë banorët kanë marrë vetë situatën në dorë, duke nisur hapjen e rrugëve me mjete rrethanore. Banorët e fshatit Lushan i Epërm në Njësinë Administrative Luzni kanë nisur hapjen e rrugës pasi mjeti tip fuoristradë e pati të pamundur të çante dëborën.  Ndërkohë ata shpërthejnë keq ndaj përgjegjësve, duke ju kujtuar atyre se do të shkojnë tju kërkojnë votën, ndonëse i kanë lënë të izoluar.

Sipas banorëve vetëm rruga kryesore e Njësisë Administrative Luzni është e hapur, ndërsa në fshatrat Lushan i Epërm, Arapaj e Poshtme dhe Epërme, si dhe shumë fshatra të tjerë në Bashkinë Dibër, janë të izoluar.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb