Ka zgjatur rreth 90 minuta takimi i krerëve të partive opozitare, që janë jashtë parlamentit pasi dogjën mandatet, me kreun e shtetit, Ilir Meta.

Takimi ka nisur në orën 09:00, ku në Presidencë kanë mbërritur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me të gjithë aleatët.

Ndërkohë, në takim mungon kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila ka dërguar nënkryetarin e partisë, Petrit Vasili.

Në orën 10:28 minuta krerët e partive opozitare kanë dalë nga ambientet e Presidencës, pas një takimi rreth 90 minutësh me kreun e shtetit, Ilir Meta.

Takimi vjen pak ditë pasi Presidenti Ilir Meta u bëri ftesë publike dhe kërkoi të takohet ” të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi”, thuhej në njoftimin e dhënë nga Presidenca.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm Presidenca rikujton se “Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta pret në orën 09:00 Koalicionin e Opozitës pranë Presidencës”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re