Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një video nga fjalimi i mbajtur dje në Kuvend, ku thekson se Partia Demokratike ka vendosur të ecë përpara.

Basha tha se kjo rrugë mund të bëhet duke mobilizuar gjithë shqiptarët për të shkulur pengesën 8-vjeçare të Ramës dhe qeverisjes së tij.

Postimi i Bashës vjen pak pas deklaratës së Ramës, ku pasi u pyet nga gazetarët për mundësinë e bashkëqeverisjes, kryeministri tha se është koha që të thyhen barrierat.

Por edhe një herë po të them, bën mirë që i ndiqke ngjarjet brenda familjes tonë politike me kaq kërshëri, mëso, po shikoje deri në fund sepse as ty, askënd tjetër që ka bërë hesap të vendos interesat personale mbi interesat e shqiptarëve, nuk i pret ndonjë fund i ndryshëm nga ai që i rezervon çdo shoqëri dhe çdo komb që ka vendosur të ec përpara.

Dhe po të them, Partia Demokratike ka vendosur të ec përpara dhe të udhëheq përpara shqiptarët drejt ndryshimit që meritojnë. Dhe kjo rrugë mund të bëhet duke mobilizuar të gjitha shqiptarët, që pikë së pari të heqim, shkulim, çmontojmë dhe gërryejmë pengesën tash 8 vjeçare që je ti dhe lemeria jote që e quan qeveri”, tha dje Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re