Nën moton “Le të shkojmë përpara, Maqedonia në BE dhe NATO”, të shtunën, në 15 qytete maqedonase u festua ftesa për anëtarësim në NATO, bërë nga Aleanca gjatë Samitit të Londrës në mesjavë, hap që pason Marrëveshjen e Shkupit me Athinën për emrin e ri, që do të thotë dhënie fund një konflikti 25-vjeçar mes tyre.

Një koncert i madh u mbajt në Shkup me pjesëmarrjen e 40 muzikantëve të njohur maqedonas.

Së bashku me qytetarët, morën pjesë Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, si dhe disa përfaqësues të trupit diplomatik dhe përfaqësues të partive politike.

Dimitrov u tha gazetarëve tha se Maqedonia që nga viti 1993 është në pritje të hyrjes në NATO. E që nga Samit i Bukureshtit para 10 ditësh, nuk arriti të marrë një ftesë për anëtarësim. Ndërsa tani, 2018-ta e solli këtë moment historik.

“Ne ishim në gjendje për të ndërtuar një miqësi me dy vendeve me të cilat kemi pasur gjatë gjithë historisë marrëdhënie shumë delikate dhe e bëmë  këtë. Nga tensioni kaluam në miqësi dhe kjo na hapi shtigjet për në NATO”, ka thënë Dimitrov.

Nëse plani vazhdon, tha Dimitrov, deri në qershor të vitit të ardhshëm, pritet që Maqedonia zyrtarisht të bëhet anëtare e aleancës së NATO-s.

Në të njëjtën kohë, një grup tjetër qytetarësh protestuan duke mbajtur banderola me mesazhe kundërshtimi ndaj anëtarësimit në NATO.

Ata i përkasin asaj pjesë që kundërshton dhe Marrëveshjen e emrit me Greqinë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re