Skip to content

Ftesa për të dëshmuar në Hagë, Rama solidarizohet me Kadri Veselin

Kryeministri Edi Rama është solidarizuar me kreun e LDK, Kadri Veseli për ftesën e marrë prej këtij të fundit për të dëshmuar në Gjykatën Speciale të Hagës.

 

Në një postim në Tëitter, Rama duke e cilësuar si të padrjetë ftesën e gjykatës shprehet se nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull.

 

“Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin”