Presidenti izraelit Reuven Rivlin ka ftuar Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed për të vizituar Izraelin.

Rivlin shkroi në profilin e tij në Twitter se i kishte dërguar Bin Zayed një ftesë për të vizituar Jerusalemin Perëndimor.

“Shpresoj që marrëveshja midis vendeve tona do të kontribuojë në ndërtimin dhe forcimin e besimit midis nesh dhe njerëzve të rajonit, përfitimit ekonomik dhe stabilitetit të rajonit,” shkroi Rivlin në një letër, të cilën ai e publikoi edhe në arabisht.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në 13 gusht se Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kishin arritur një marrëveshje për “normalizimin e plotë të marrëdhënieve të tyre”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu citoi postimin e Trump dhe komentoi se ishte një “moment historik”.

Emiratet e Bashkuara Arabe kështu u bënë vendi i tretë arab që arriti një marrëveshje me Izraelin për normalizimin e marrëdhënieve, siç kishin bërë më parë Egjipti (1979) dhe Jordania (1994).

Por nga ana tjetër, të gjithë zërat palestinezë, si dhe vendet të tjera arabe apo me shumicë muslimane, e konsiderojnë marrëveshja si një tradhëti apo “thikë pas shpine” ndaj Palestinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re