Ish-ministrja e qeverive të Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, tashmë në rolin e koordinatores së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ka folur në një intervistë për Deutsche Welle për atë që po ndodh në selinë blu.

E pyetur nëse kishte marrë një ftesë nga opozita për të qenë pjesë e skuadrës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Bregu është përgjigjur se nuk pret ftesë nga askush, pasi është anëtare e PD-së dhe pjesë e familjes demokrate.

“Jo, nuk kam ndonjë ftesë direkte dhe nuk kam se për çfarë të ftohem, se unë jam anëtare e Partisë Demokratike dhe nuk besoj se duhet që të të ftojë kush për të qenë pjesë e familjes.

E kam vendosur prej vitesh, nuk pres që të më thotë njeri për të qenë në Partinë Demokratike. Por, shpresoj shumë që zgjedhjet e vitit të ardhshëm të jenë zgjedhje, të cilat realisht të kenë mundësi të përmbushin gjithë standardet. Kaq për sot” – tha Bregu. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re