Ish-kryeministri Sali Berisha, është ndalur të flasë për mediat pas mbledhjes së grupit, ku ndër të tjera tha se po shkohet drejt situate gjithnjë e më dramatike, ku fton qytetarët të ngrihen për të përmbysur regjimin.

“Po shkohet drejt një situatë gjithnjë e më dramatike, drejt një situatë në të cilën qytetarët shqiptarë janë të ftuar të ngrihen për të përmbysur këtë regjim.

Protesta vazhdon. Ju e keni parë fuqinë e saj në parlament, do të deversifikohet, do shkohet drejt një protestë  të përgjithshme popullore” tha fillimisht Berisha.

I pyetur se çfarë do të bëjë opozita më 8 dhjetor, datë kur Partia Socialiste do të mbajë Kuvendin, Berisha tha se PD do të vazhdojë traditën e saj, atë të përmbysjes së diktatorëve.

“Një maskë mofioze nga Edi Rama ajo që bën ai, ndërsa partia Demokratike do të vazhdojë traditën e saj, të përmbysë diktatorin” shtoi ish-kryeministri.

I pyetur se cili është skenari i opozitës për seancën e të enjtes në Parlament, Berisha u shpreh se nuk mund ta zbulojë pasi “armiku do të marrë masa”, duke iu referuar mazhorancës.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re