Ndonëse cilësohet si një frut me pak kalori, përmban antioksidantë jetike.

Lëndët catechin dhe epicatechin që ndodhen në frutin e ftoit mënjanojnë ose mbrojnë mukozën e aparatit tretës nga veprimi inflamator e kanceroz i kimikateve toksike, konsumimi i ftonjve kryesisht është i dobishëm për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulçera e stomakut.

Studimet e ndryshme vërtetojnë se në ftua ka dhe përqendrime të lëndëve anti-virale. Frutat janë të pasura me vitaminën C dhe lëndë ushqyese të tjera të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu një dietë me ftua ndihmon njerëzit me mbipeshë për t’u dobësuar si dhe të kenë një trup të shëndetshëm e sportiv.

Ftoi ashtu si dhe dardha ka veti anti-alergjike dhe është i rekomanduar nga mjekët për përgatitjen e ushqimeve të tilla veçanërisht për fëmijët. Konsumimi rregullisht i ftoit jo vetëm që ndihmon tretjen por ndihmon për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolin dhe presonin e gjakut. Një veprim të mirë me një dietë ku të jetë përfshirë ftoi do të kenë dhe ata që janë prekur nga tuberkulozi, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e syve, anemia, astma, stresi, etj.

Ftoi, bombë e vitaminave

Përveç të mirave të këtij fruti, të dobishme janë edhe farat e ftoit, të cilat përmbajnë vitaminë B17, e cila ka efekt antikancerogjen. Ftoi paraqet një pemë të vërtetë të vjeshtës. Edhe pse koha e tij është nga tetori deri në dhjetor, ai nuk gjendet shpesh në tregje. Kjo pemë e ka origjinën e saj nga Azia Jugperëndimore, respektivisht nga Irani dhe Anadolli. Ftoi është adhuruar nga grekët e vjetër. Ky frut tek ta simbolizonte lumturinë dhe dashurinë . Në kohët e vjetra, ky frut konsiderohej pemë e pllenimit. Ftoi paraqet një bombë të vërtetë të vitaminave. Ai më së shumti përmban vitaminën C, por edhe provitaminën A, vitamina B1 dhe B2, si dhe niacinë. Nga mineralët më së shumti përmban bakër, kalium, kalcium, magnez, natrium, hekur, sulfur dhe klor. Farat e ftoit janë të pasura edhe me yndyra. Aq sa edhe ftoi që është një pemë shëruese, po aq janë edhe farat e gjethet e tij.

Ftoi është i ushqyeshëm

Ai përmban vitamina A dhe C, sheqer, pektinë, acide, kripëra minerale, si kalium etj. Ftoi është i pasur me lëndë aromatike, të cilat ia shtojnë vlerën. Ftonjtë kanë veti rrudhëse dhe janë përdorur qyshkur për këtë qëllim dhe përdoren në mënyrë pozitive kundër adsiarresë, dizanterisë dhe të vjellave. Ftoi përdoret për forcimin e organizmit të të moshuarve, si dhe për forcimin e trupit të dobësuar të personave që kanë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë. Për ata persona përgatitet ky ilaç i preferuar; mund të merren 2 kokrra ftonj, priten në copa të imta dhe futen në 1 enë ku përzihen me verë të bardhë. Lihen të mbuluara prej 7-10 ditë.

Për qëllime mjekësore, këtij fruti i përdoren farat, gjethet, si dhe tuli i fryteve. Farat e ftoit përdoren si ekspektorante, laksativë.

Farat duhet të përdoren të plota. Ajo çfarë ju duhet të bëni: 1 lugë kafeje me fara ftoi hidhen në një enë ku shtohen 2 gota me ujë. Përmbajtja zihet për 10 minuta, lihet në qetësi 15 minuta dhe pastaj lëngu kullohet dhe pihet gjatë ditës. Bërthamat në shije të bajameve të hidhura dhe janë pa erë. Bërthamat e ftoit thahen në hije dhe me kujdes që të mos myke.

Çaji nga gjethja përgatitet kështu: 10 gr gjethe ftoi të thara e të grimcuara hidhen në një enë ku shtohet 1 litër ujë. Përmbajtja zihet 5 minuta dhe pas vakjes lëngu kullohet.Pihen 2-3 gota çaj në ditë në rastet e heqjes së barkut dhe mund të përdoret edhe nga jashtë për larje vaginale./ Shkolla e Shëndetit

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re