Kompania Japoneze Fujitsu tha ditën e Premte se kishte hyrë në bisedime për të shitur biznesin e telefonëve mobil tek fondi investues Polaris Capital Group duke u bërë prodhuesi më i fundi Japonez që largohet nga ky sektor.
Shitja nëse realizohet do të lërë vetëm tre prodhues Japonezë telefonësh – Sony, Sharp dhe Kyocera.
Tregu global sot dominohet nga Apple, Samsung dhe rivalët Kinezë. Marrëveshja pritet ti sjellë Fujitsu 365 deri në 456 milion dollarë.
Një finalizim i saj pritet deri në fund të muajit raportoi Nikkei. Në fillim të viteve 2000 ishin 10 kompani madhore Japoneze që prodhonin telefonë me kapakë përfshirë NEC dhe Toshiba.
Por shumica janë tërhequr ndërsa u kapën në befasi nga rritja meteorike e Apple dhe Samsung.
Prodhuesi Japonezë dështuan të tërhiqnin vëmendjen globale. Gjithashtu ngritja e prodhuesve të pjesëve me kosto të ulët si MediaTek e bënë më të lehtë hyrjen e rivalëve Kinezë në treg.
Vitin e kaluar Lenovo bleu pjesën më të madhe të aksioneve në divizionin e kompjuterëve personalë të Fujitsu. /PCWorld Albanian

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re