Ndërsa ankesat nga drejtuesit e automjeteve me xhama të zinj janë gjithnjë e në rritje për shkak të gjobave të vendosura nga autoritetet përkatëse, ministrja e infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Balluku , si dhe drejtori i drejtorisë së përgjithshme të shërbimeve të transportit rugor, Blendi Gonxhja premtuan se ky problem do të gjejë zgjidhje shumë shpejt.

 

 

BLENDI GONXHE

 

DREJTOR I PERGJITHSHEM I SHERBIMEVE TE TRANSPORTIT RRUGOR

 

 

“Janë 400 mijë mjete të cilat janë potencialisht kandidat në Shqipëri që do të donin të kishin përfitim nga një benefit i tillë. Automjeti është shumë i rëndësishëm për jetën e qytetarit, pasi aty kalojnë kohën me te madhe .Në një vend që ka 10 mijë turistë , nuk mund ti ndalojmë të gjithë për të provuar nese janë me qese , pasi te gjitha produktet duhet të jenë të certifikuara . Ne kemi bere kontrolle tek serviset. Ne i gjobojmë serviset se nuk plotësojnë kushtet e verifikimit me materialeve kundër rrezeve UV/IR”

 

 

Drejtori Gonxhja theksoi se shumë shpejt, identifikimi i mjetit do të bëhet përmes targës, duke shmangur kështu kontrollin rrugor.

 

 

“Mjetet do të kontrollohen shumë shpejt live nga makina e policisë rrugore nëpërmjet targës , përmes të cilës do te shfaqen të gjitha karakteristikat e veta dhe shënimet qe mjeti është pajisur, këto shënime do të ndihmojnë kontrollin”.

 

 

Kreu i transportit rrugor, gjithashtu beri te ditur se në ditët në vijim do të jepet informacioni i detajuar për mënyrën e kontrollit dhe verifikimit te mjeteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re