Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elisabeth II ka trishtuar qytetarët britanikë. Qindra mijëra të rinj dhe të moshuar u mblodhën jashtë Pallatit Buckingham pas vdekjes së Mbretëreshës të enjten dhe gjatë orëve të para të sk premtes.

 

“Është një moment historik,” tha një prej tyre. Një tjetër tha se Mbretëresha ishte një shenjë e vazhdimësisë dhe “ajo përfaqësonte të katër pjesët e Mbretërisë sonë të Bashkuar”.

 

“Të shohësh atë të shkojë ndihet si fundi i një epoke dhe shumë pasiguri”, tha për BBC.

 

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare. Familja e saj u mblodh në shtëpinë e saj në Balmoral të Skocisë, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re