Gazeta më e vjetër e Lihtenshtajnit, e botuar për herë të parë 145 vjet më parë, po mbyllet, gjithashtu viktimë e rënies së reklamave dhe abonimeve.

“Fati i saj është i vulosur: Volksblatt po mbyllet”, njoftoi kompania botuese Liechtensteiner Volksblatt AG, e cila gjithashtu do të vihet në likuidim.

Gazeta u themelua në 1878 dhe numri i tij i fundit do të publikohet në fillim të marsit – data e saktë ende nuk është përcaktuar.

Vendimi u mor unanimisht nga asambleja e përgjithshme e kompanisë emetuese, pasi nuk shihte më perspektiva “afatgjata” në një treg kaq të vogël si ai i Lihtenshtajnit, një principatë, e vendosur midis Zvicrës dhe Austrisë, me vetëm 39,000 banorë dhe një sipërfaqe prej 160 kilometra katrorë.

Kompania në njoftimin e saj kujton se mjedisi ekonomik ka ndryshuar me shpejtësi vitet e fundit për shtypin e shkruar, pasi reklamat në të cilat ajo mbijetonte, tani “u drejtohen kompanive si Google dhe Facebook”. Abonentët e printimit janë gjithashtu në rënie, ndërsa pak janë të gatshëm të paguajnë një abonim online. Në të njëjtën kohë, rritja “e egër” e çmimit të letrës e çon gazetën në tharje.

Sipas agjencisë zvicerane të lajmeve ATS, tirazhi i Liechtensteiner Volksblatt ishte 3,800 copë nga 9,000 në 2015. Abonentët e tij, sipas një marrëveshjeje, tani do të marrin gazetën tjetër kryesore të principatës, Vaterland.

Me mbylljen e Volksblatt, Partia Progresive e Qytetarëve (FBP) – një nga dy partitë që kanë dominuar jetën politike të principatës për dekada të tëra – “humb zëri”, shkruan ATS. Megjithatë, Vaterland, e cila tradicionalisht ka mbajtur anën tjetër të madhe, Bashkimin Patriotik (VU), ka siguruar lexuesit e saj se do t’i përshtatet peizazhit të ri mediatik dhe tani e tutje do të raportojë “në një mënyrë objektive dhe neutrale” në lidhje me dy partitë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re