Skip to content

Fundi i një odiseje 30-vjeçare: kjo është Piramida e re

WhatsApp Image 2023 05 11 at 8.44.50 PM 1

Piramida e famshme në zemër të Tiranës, ndërtuar si Muze i Enver Hoxhës në fund të viteve ’80, ka marrë tashmë krejt tjetër pamje, si dhe krejt tjetër status, pas një rikonstruksioni të thellë, pas një periudhe degradimi të frikshëm e keqardhës.

WhatsApp Image 2023 05 11 at 8.44.53 PM

Ajo është hapur mbrëmjen e kësaj të enjteje për publikun, si qendra e inovacionit për rajonin, siç dhe u vendos të bëhej, pas një sage idesh apo propozimesh se ç’mund të qe përveçse arsyes pse u ndërtua.

Pas rënies së regjimit ajo u shndërrua në qendrën “Pjetër Arbnori”, duke strehuar një morri aktivitetesh. Më vonë aty do ishte kompania Top Media, ku ngrehina e rrallë e Tiranës identifikohej më së shumti pikërisht me këtë gjigand mediatik.

TR ARC PIRAMIDA 07 e1521553364997

Në vitet e qeverisjes Berisha do qarkullonte ideja e shndërrimit në Teatër Kombëtar, ndërsa më ekstremisht u ideua një prishje totale për t’u zëvëndësuar me një godinë të re parlamentare.

Tashmë, pas një odisedje disavjeçare se ç’ishte e se ç’mund të jetë, kjo vepër kulmore e arkitekturës shqiptare në komunizëm vjen gati e re së jashtmi e së brendshmi.

WhatsApp Image 2023 05 11 at 8.44.50 PM

Ndër risitë e saj së jashtmi janë shkallaret në pjerrësinë ngjitje-zbritjes, vetëm mermerr i rrëshqitshëm në projektin fillestar. Kjo i jep mundësinë çdokujt që të ngjitet majë piramidës. /tesheshi.com/