Jo për Shkodrën por për “Tahirin”, PD i kërkon kryeparlamentarit Ruçi që të shkarkojë ministrin Xhafaj dhe kryepolicin Ardi Veliu. Sipas opozitës, kjo dyshe ka penguar vijueshmërinë e komisionit hetimor për rastin “Tahiri”.

“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk i kanë vënë në dispozicion për 5 muaj asnjë dokument Komisiont Hetimor. Ministri i Brendshëm dhe kreu i policisë akuzohen nga PD për pengim të qëllimshëm të komisionit hetimor ‘Tahiri’. Pengimi i komisionit ka qëllim fshehjen e gjurmëve të lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar”, thuhet në letrën që ka mbërritur te Ruçi, nga zyrat e selisë blu.

Demokratët kërkojnë që veç shkarkimit të kësaj dysheje, komisioni të shtuhet dhe me tre muaj.

“Mandati i Komisionit Hetimor perfundoi sot pa asnjë rezultat për shkak të pengimit të qëllimshëm të punës nga qeveria. Pengimi i Komisionit Hetimor nga Qeveria është dhunim i Kushtetutës dhe asgjësim i Parlamentit. PD kërkon shtyrjen e Komisionit Hetimor ‘Tahiri’ me 3 muaj dhe qëndrim të prerë nga Kuvendi për përgjegjësit”, theksohet më tej në letër.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re